Kreu demokrat, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se i shpërdoron paratë për të blerë orendi të shtrenjta dhe jo për hallet e popullit.

 

Gjatë takimit që zhvilloi me komunitetin shqiptar në Londër, Basha duke bërë një parantezë me deputetët britanikë deklaroi se pushtetarët shqiptarë shpërdorojnë 15 mijë euro për një karrige ndërsa ata britanikë rrinë në këmbë.

 

“Tek ne, fakultetet japin akoma mësim për kompjuterat me shkumës e me dërrasëtë zezë, sepse paratë që duhet të shkojnë për të investuar në auditorë, në laboratorë, në teknologjinë e informacionit dhe në dixhitalizim, i bën rrush e kumbulla qeveria. I bën mermer për zyren e ministrit dhe e blen kolltukun 15 mijë euro. I keni parë se ku ulën deputetët në Britani, apo jo? Shkova dhe i pashë sot! Çdo gjashtë muaj kishin për t’i ndërruar kolltuqet te ne, atje as nuk ka vend të mjaftueshëm që të ulën të gjithë deputetët. Disa rrinë në këmbë.  Ashtu duhet të rrinë deputetët, qeveria duhet të rrijë në këmbë para popullit, jo t’i marrë paratë e popullit e t’i bëjë rrush e kumbulla.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *