Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dëgjoi rrëfimet e disa prej qytetarëve që kanë qenë të infektuar me koronavirus.

 

Gjatë një bashkëbisedimi me ta, Basha nuk kurseu sulmet ndaj qeverisë. Sipas tij, mjekët e infermierët punojnë në kushte të këqija, ndërsa shtoi se spitalet janë të mbingarkuar.

 

“Nëse mjekët kanë tetë muaj që punojnë në kushte ç’njerëzore dhe spitalet janë plot me 5 pacientë në dhomë. Me duart e tua si qeveri po ndihmon përhapjen e infeksonit dhe rritjen e numrit të viktimave. Ka premtuar hapjen e COVID 4 prej muajsh, por nuk është hapur. Me gjithë këto të këqija që po na ndodhin, nuk shoh asnjë reflektim nga ana e qeverisë, asnjë masë për të ndihmuar njerëzit. Detyra e qeverisë është që këta që e kalojnë në shtëpi, të mos u mungojnë barnat. Fshihen të dhënat. Kjo qeveri po e lë situatën në lënie të lirë.”

 

Qytetarët treguan sesi e kanë kaluar sëmundjen dhe sesa u ka kushtuar mjekimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *