Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua këtë të enjte me operatorët turistikë në Divjakë, prej ku komentoi koncesionin 1.2 miliardë euro për rrugën Milot-Fier.

Në një komunikim live në “Facebook”, Basha tha se ky segment nuk ka shans që të realizohet dhe se do të mbetet thjesht një projekt imagjinar, ndërsa e ka konsideruar një projekt që ka për qëllim vjedhjen.

“Qeveri imagjinare që jep me koncesion 1.2 miliardë euro për rrugën Milot-Fier. Një shpenzim i cili është për 6 vite investime publike. Nuk ka asnjë shans të realizohet. U them të heqin dorë nga kjo skemë e pastë korruptive, qofshin sipërmarrës të virgjër apo të përdorur më parë nga kjo qeveri. Një nga ligjet e para që do të hyjë në fuqi kur të vijmë në pushtet do të jetë ligji anti-mafia, ku do të vihen para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë vjedhur shtetin. Po sikur gjithë këto para që japin me koncesione t’ua jepnin këtyre punonjësve të turizmit, të krijonin një paketë të tretë apo të katërt, do të ndihmonte shumë.”

Ndër të tjera, lideri demokrat theksoi se qeveria e ardhshme nuk ka për ta njohur këtë projekt.

“Ka dhënë koncension 1.2 miliardë euro për rrugën imagjinare Milot – Fier. Them imagjinare, sepse një pjesë e kësaj ruge është ndërtuar. E mbani mend Ramën kur thoshte rrugë rrugë rrugë… Pra, një qeveri në ikje që jep 1.2 miliardë euro për një rrugë imagjinare . E kam thënë që qeveria e ardhshme nuk ka për të njohur asnjë prej këtyre vendimeve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *