Subscribe

Në takimin elektoral që zhvilloi pasditen e kësaj të marte në Kamëz, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha plot siguri para mbështetësve demokratë se në 25 prill koalicioni për Ndryshim do të arrijë një fitore të jashtëzakonshme. Sipas tij, do të jetë fitorja më e madhe në historinë e Shqipërisë.

Kryedemokrati nuk i kurseu as sulmet ndaj kundërshtarit të tij politik, Edi Rama, për të cilin tha se koha e tij po mbaron.

“E diela e fitores së thellë do t’i takojë të gjithë shqiptarëve të bashkuar për ndryshim. Do të jetë pjesëmarrja më masive në historinë e vendit dhe fitorja më e thellë e shqiptarëve të bashkuar dhe të vendosur për ndryshim. Këtë e dëshmon kjo prani e jashtëzakonshme sot këtu në Kamzë. Këtë e kam parë në sytë e nënave dhe baballarëve, në sytë e rinjve dhe të rejave nga Saranda në Tropojë. E prek dhe e shoh kudo padurimin, etjen për ndryshimin që po vjen dhe nuk ka forcë që ta ndalë. Sepse forca e ndryshimit ndodhet këtu, në këtë shesh dhe dhjetëra, qindra të tjerë si ky, të mbushur me shpresë, me besim dhe vendosmëri për t’i dhënë fund dimrit 8 vjeçar. Për ta larguar njëherë e mirë me votën më të madhe popullore njeriu që 8 vite me radhë e mbajti vendin peng, shkatërroi familjet tona duke i ndarë me emigracion, nëpërkëmbi, diskriminoi, përbuzi me arrogancë dhe harbutizëm qytetarët e Kamzës, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. 8 vite dështime, 8 vite mashtrime. Tani po vjen ora, dita e shqiptarëve për ti dhënë përgjigje duke votuar numrin 9-të.Me 25 prill të gjithë bashkë drejt kutive të votimit do të votojmë numrin 9-të.Për nënat tona, për vuajtjet e tyre të patregueshme të cilat kanë parë shtëpitë, vatrat të ju boshatisen nga të rinjtë e të rejat, nga 500 mijë familjarë tanë që na mungojnë për shkak të dështimeve të Edi Ramës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *