Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot për herë të parë se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë përgjegjësit pse Rama është sot në pushtet.

Nga foltorja e Kuvendit, ai iu drejtua kreut të qeverisë se nëse e ka marrë malli për Berishën dhe Metën, të dalë hapur dhe ta pranojë publikisht.

“E ke hallin te PD ti? Ke hall ti se sa demokratë mbledh unë? Të ka marrë mallli ty? Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Shko dhe ti në foltore dhe bëj foltoren tënde. Qani hall të tre, bëni trekëndëshin e Bermundës. Unë s’jua qaj dot hallin. Të paktën dil hapur dhe mos u fshi. Unë s’ta plotësoj dot, mua do më kesh përballë që të munda në vitin 2011. Disa miq i ke ti, por disa miq i kam edhe unë. Nëse unë të dukem i fortë nuk është faji im, por i dobët s’kam qenë asnjë herë. Kam dhe unë pjesën time të fajit që ti je këtu, por kam pjesën më të vogël, pjesën më të madhe të fajit e kanë dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës “, Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *