E hënë, 5 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: E paralajmërova qeverinë para dy javësh, ja si zgjidhet kriza

Lulzim Basha doli para mediave duke deklaruar se ka dy javë që i ka kërkuar qeverisë t’i dalë përpara pasojave të paevitueshme të rritjes së çmimeve, .

 

Reklamë

Kryedemokrati shtoi se ka kërkuar heqjen e menjëhershme të taksës së qarkullimit me vlerë 240 lekë që sipas tij njihet nga populli si taksa “Rama”.

 

Kërkova po kështu rikonsiderimin e paketës tonë për TVSH 6% për ushqimet duke qenë se çmimi i naftës nuk ka të bëjë vetëm me ata që kanë automjete apo varen nga automjetet, por ka të bëjë me gjithçka që varet nga transporti, pra gjithçka që ka të bëjë me bukën e përditshme dhe shërbimet ndaj qytetarëve.

 

 

Basha shtoi se Rama është tallur me reagimin qytetar për ngritjen e cmimeve.

 

Ndërkohë që ka nisur reagimi qytetar që ka mbështetjen tonë të plotë dhe ndaj këtij reagimi qytetar qeveria ka bërë veshin e shurdhër, kryeministri është tallur. Jo vetëm kaq por i është përgjigjur me dhunë policore, të cilën PD e ka dënuar me forcë, teksa deputetët tanë janë gjendur pranë protestuesve të keqtrajtuar dhe të arrestuar në komisariate e cila është një praktikë e tmerrshme, abuzive dhe fytyra e vërtetë e një regjimi, një qeverie, një kryeministri të shkëputur nga realiteti, shkëputur nga dhimbja e përditshme e shqiptarëve.  Sot dua të vendos edhe një herë theksin tek nevoja imediate për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, që njerëzit të paguajnë më pak dhe që çmimet të mbahen nën kontroll nuk mjaftojnë fjalët, as premtimet boshe por duhet hedhur direkt në veprim, as nuk mjafton që topin t’ia kalosh një faktori tjetër, kushdo qoftë ky dhe çfarëdo pjesë të përgjegjësisë apo të fajit të ketë.E lehtë t’i vesh fajin Autoritetit të Konkurrencës, e lehtë të bësh sikur zihesh me ata që deri dje i ke patur ortakë në krah, tani është momenti të veprosh. Është akoma më e dhimbshme po të kujtosh se  ndërkohë që çmimi i naftës rritet, rriten të ardhurat e qeverisë.

 

 

Lulzim Basha tregon edhe rrugën sesi duhet të veprojë qeveria për të zbutur hallet dhe vështirësitë sidomos të familjeve në nevojë. Ai shton se Rama duhet të marrë shembull nga qeveritë e rajonit.

 

 

Ka dy mënyra për t’i administruar situata të tilla të vështira, jo se janë përjashtuese nga njëra tjera por varet nga buxheti i shtetit. Njëra është subvencionimi, por që të mund të jetë pre shumë lehtë e praktikave korruptive, diskriminuese ose të padrejta. Tjetra është përpjekja për të mbajtur nën fre çmimin.Kjo nuk mund të ndodhë me metoda të tjera përveçse duke eliminuar, siç e thashë, taksën “Rama”, qoftë edhe përkohësisht taksa të të tjera. Le të mësojmë nga vendet e rajonit.Shikoni, Maqedonia e Veriut, Greqia, urgjentisht po veprojnë. Dakord, Greqia ka një standard tjetër. Por Maqedonia e Veriut është e krahasueshme si në forma, edhe në mjete me krizën që po përballet.Kosova po konsideron po kështu masat e saj. Ndaj një nga propozimet që do t’i parashtroj grupit parlamentar është që të kërkoj mocion me debat, në momentin më të parë të mundshëm në Parlament, për të vënë para presionit maksimal qeverinë që të lërë llafet, të lërë fjalët dhe të fillojë me veprat.

 

Më shumë video

Reklamë