E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha e Kryemadhi në një zë: Rama hajdut, duhet ta largojmë

Lideri I opozites Basha dhe aleatja e tij Monika Kryemadhi kane diskutuar per me shume se nje ore detajet e aksionit opozitar ne fillim e sezonit te ri politik.

 

Vete Basha ka pranuar se nuk ka risi, por opozita nuk do te terhiqet nga asnje prej kauzave te saj duke nisur nga denoncimi I aferave qe sipas pd jane korruptive.

 

Reklamë

Dhe fokusi kete jave do te jete tek dy koncesionet te cilat presidenti refuzoi ti dekretoje por qe mazhoranca nuk I mori parasysh verejtjet e tij, raporton Vizion Plus.

 

 

LULZIM BASHA

 

KRYETAR I PD

 

“Ka një analizë të plotë të dëmit ekonomik që i sjell buxhetit të shtetit, pra, parave të shqiptarëve dhe në momentin që është bërë kjo analizë, siç e keni e parë është përshpejtuar procesi i rrëzimit të dekreteve të Presidentit Meta dhe futja e përshpejtuar e këtyre dy koncesione për t’i rimiratuar në atë që tashmë është fare e qartë, noteri i hajdutërisë, Landfilli i Republikës.

 

 

Basha ka artikuluar akuza te forta edhe ndaj parlamentit I cili kete jave nisi sesionin e ri.

 

 

Eshtë fare e qartë, është se kjo ndërtesa që ndodhet prapa selisë tonë, që duhet të ishte vendi ku kontrollohet, frenohet dhe kufizohet pushteti, është kthyer në një noter të hajdutërisë. Kësaj shqiptarët i thonë me një metaforë “vjedhje me ligj”, ligji po bëhet për të vjedhur, po bëhet që ata që kanë firmosur këtë vjedhje të mos shkojnë para drejtësisë, të mos shkojnë në burg. Siç do të shkonin në çdo vend tjetër normal. Kjo vërteton atë që kemi thënë prej kohësh që me Edi Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë as zhvillim, as mirëqenie, as punësim, por do të ketë vetëm vjedhje dhe grabitje.

 

Basha ka theksuar se largimi i Rames eshte kusht i panegociueshem, qe eshte mbeshtetur edhe nga kryetarja e LSI, Kryemadhi.

 

MONIKA KRYEMADHI

 

KRYETARE E LSI

 

Zgjedhjet treguan se 85% e shqiptarëve nuk e duan më Ramën. E rëndësishme është se ata bëjnë protestë çdo ditë. Mjafton të shikoni bidonat e ujit që mbajnë radhë me orë të tëra, është protestë. Urrejtja dhe mallkimet që bëjnë çdo ditë shqiptarët kur hapin çezmën dhe nuk del një pikë ujë është protestë.

 

Të enjten pasdite Basha do te mbledhe edhe aleatet e tjere per te diskutuar rreth hapave qe opozita do te ndermarre.

 

 

Më shumë video

Reklamë