Subscribe

Kryeministri Edi Rama ju përgjigj me batutë ftesë së kryedemokratit Lulzim Basha për debat televiziv. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, Rama tha se nuk është momenti për të folur për këtë çështje. Ai theksoi se Hoti është në shtëpinë e tij, por megjithatë, e krahasoi me një vëlla që vjen nga jashtë në shtëpi.

 

“Kryeministri i Kosovës nuk është i huaj këtu, është në shtëpinë e vet, por sidoqoftë është një mik në shtëpi, unë i qëndroj besnik asaj që kam thënë qysh në krye të herës, në praninë e miqve unë nuk flas për punët e brendshme të shtëpisë. Ashtu siç jam i bindur që kur vjen një vëlla nga jashtë në shtëpinë e vëllait tjetër, nusja e vëllait nuk i tregon se çfarë halli ka. Ka kohë për të diskutuar, ne këtu jemi prapë.”

 

Një ditë më parë, në një intervistë televizive Basha ftoi Ramën në një debat, siç bëri presidenti amerikan Donald Trump me kandidatin Joe Biden.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *