Subscribe

Përballë demokratëve lezhjanë, kryetari në detyrë i PD-së, Lulzim Basha kërkoi që në 13 qershor të votëbesohet ai. Basha deklaroi se këtë betejë me kryeministrin Edi Rama do ta konkludojë me fitore të demokratëve.

 

“Kërkesa ime kryesore është: të më besoni të vazhdoj t’ju drejtoj deri në përfundimin me sukses dhe me fitore të kësaj beteje. Sepse përgjegjësia që bashkëndajmë shkon përtej partisë tonë. Sepse misioni që kemi marrë mbi supe dhe që e kemi çuar afër realizimit, misioni ynë pavarësisht prej kësaj vazhdon.”

 

Sipas liderit të opozitës, gara e lindur brenda PD-së rrezikon të përçajë demokratët dhe apeli i tij është që diçka e tillë të mos lejohet.

 

“Gara e ka po kështu edhe një disavantazh. Dhe ky disavantazh është fakti që dorëzimi përball atyre që e konsiderojnë 25 prillin fitore të Ramës dhe jo masakër zgjedhore, mund të çoj në lidhjen e një përçarje në radhët tona. Ndaj, në mënyrë të përsëritur kam bërë gjithçka dhe do të bëj gjithçka në dorën time për ta ndaluar këtë dhe ju kërkoj ju dhe të gjithë atyre që vendosin Partinë Demokratike mbi veten e tyre dhe Shqipërinë mbi gjithçka, që mos t’ia lejojmë kundërshtarit këtë luks. Le ta bëjmë garën, le ta bëjmë debatin. Le t’i themi ato që janë për t’u thënë sy më sy pa asnjë ndrojë, por në fund të çdo takimi të këtij dhe çdo takimi tjetër që mund të keni, le mos të harrojmë se pas 13 qershorit duhet të dalim më të fortë e më të bashkuar e mos të harrojmë që çdo sekondë beteja jonë e vetme është beteja me Edi Ramën.”

 

Lulzim Basha përsëriti se nga zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike doli me kokën lart sepse u rrit numerikisht, përballë fenomenit të blerjes së votës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *