Subscribe

Kreu demokrat, Lulzim Basha kërkoi një tjetër hetim të posaçëm dhe të pavarur për megaoperacionin “Volvo-4” ku u arrestuan 36 persona.

 

Në një reagim në “Facebook”, Basha tha se kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako duhet të ishte i pari që duhej të merrej i pandehur. Sipas Bashës, lënia e krebashkiakut në gjendje të lirë edhe pse e pranoi publikisht bashkëpunimin me bandat, është shkatërrim i demokracisë.

 

Basha tha gjithashtu se shteti tashmë ka rënë pasi është e qartë që Rama ka një plan të mirëmenduar për të shtrirë anembanë vendit bashkëpunimin me krimin për të vjedhur zgjedhjet.

 

“Tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka patur një plan të mirëmenduar e të shtrirë anembanë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal. Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur. Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë. Dua t’i kujtoj Donika Prelës dhe Arta Markut se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit, Tahirit e të tjerë, është veprim i rëndë kriminal për të cilën ato do të mbajnë shpejt përgjegjësi deri më një. Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *