Lideri i opozitës Lulzim Basha është nisur drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikës, e me pas do te udhëtoje drejt Maltës, per te marre pjese ne samitin e Partisë Popullore Europiane. Ne emisionin “Dritare”, ne Vizion Plus Basha ka njoftuar se ka një ftese nga zyrtare te larte, pa dhënë detaje per takimet.

 

“Unë kam një program vizitash në Europë dhe Amerikë. Jam i ftuar nga zyrtarë të lartë dhe nga parti simotra. Do të jem në një tur diplomatik. Dhe do njoftoj për çdo gjë dhe do të jap informacione për vizitën. Gjithçka do të jetë në funksion të çadrës.”

 

Nje dite pasi Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekretoi Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, lideri i opozitës i ka dale serish ne mbrojtje kreut te shtetit. Por pavarësisht se presidenti i beri thirrje Parlamentit ta rrezoje kandidaturën e Xhafaj, Basha ka sqaruar se opozita do te vazhdoje bojkotin.

 

Ne lidhje me vetingun, Basha ka përsëritur se nuk do ta votoje ne rast se nuk ndryshohet ligji i miratuar vetëm me votat e shumicës.

 

Lideri i opozitës ka theksuar se protesta do te vazhdoje deri ne krijimin e qeverise teknike dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *