Dhjetëra banore te Tufines kane protestuar ketë te hëne përpara Prokurorisë se Tiranës. Ata kërkojnë qe te rishikohet vendimi per prishjen e shtëpive te tyre, pasi pretendojnë se ai është abuziv dhe i pambështetur ne prova. Banoret thonë se disponojnë dokumenta,  te cilat vërtetojnë se shtëpitë e tyre jane me shume se 60 vjeçare, me hipoteke, e disa prej tyre edhe ne proces legalizimi. Banoret tregojnë se pretenduesi i truallit se bashku me Policinë e Shtetit dhe përmbarimin kane ushtruar dhune ndaj banoreve per t’i nxjerre ata jashtë shtepive te tyre. Per ketë, ata kane ngritur edhe  nje padi, e cila sipas banoreve, nuk është regjistruar nga prokuroret.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *