Subscribe

2021 konsiderohet si viti i artë për sa i përket fitimeve në sistemin bankar. Referuar të dhënave nga shoqata, të 12 bankat në vend arritën një fitim prej 19 miliard lekë, më i larti i regjistruar ndonjëherë.

Rritja është vërejtur si te kredia, ashtu edhe tek depozitat, konkretisht me 12 dhe 13 %. Kreu i shoqatës së bankave Bledar Shella në një intervistë për Vizion Plus shpjegon faktorët e kësaj situate.

 

“Rritja ekonomike e Shqiperisë ishte mbi 8%, një shifër e kënaqshme kjo. Konsolidimi bankar solli frytet e veta. Bankat ishin më aktive në kredidhënie. Nga ana tjetër, e gjithë puna që është bërë nga bankat ne përmirësimin e bilancit dhe kredive me probleme solli këtë efekt. Kredia u rrit me 12% më e larta e shumë viteve të fundit, depozitat po ashtu. Edhe numri i degëve pësoi zgjerim ndryshe nga vitet e tjera. Fitimet arritën 19 mld ose sa 13% e kapitalit.”

 

Individët me kërkesat e tyre për kredi shtëpie kanë dominuar në financim, por janë edhe tre sektorë të tjerë se ku është fokusuar kreditimi.

 

Kredia është fokusuar më së shumti tek individët që kërkuan të blejnë një shtëpi, këtu patëm një rritej të ndjeshme. Turizmi kishte një kërkesë të shtuar për financim, pasi ka edhe projekte që janë në vijimësi. Paralelisht u financuar edhe projektet në energji kryesisht në ato me panele diellore.

 

Lidhur me financimin e projekteve me partneritet publik privat, bankat kanë nisur të japin kredi sindikale, për t’i paraprirë çdo risku të mundshëm ndaj këtyre kontratave. Një nga këto projekte është rruga Orikum-Dukat, ku tre banka kanë financuar shumën e kredisë, edhe si një instrument për të ndarë riskun.

 

“Sa i përket PPP, ne i shohim si çdo projekt tjetër, i analizojmë me kujdes dhe për ato që risku është i menaxhueshëm, ne i financojmë. Për herë të parë ne dhamë një kredi sindikale, ku disa banka janë bërë bashkë për të financuar kur bëhet fjalë për vlera të mëdha.”

Edhe për këtë vit, sistemi bankar parashikon se situata do të ketë të njëjtin trend, pasi kërkesa për financim mbetet e lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *