E enjte, 24 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Politikë

Bamir Topi jep dorëheqjen nga drejtimi i FRD

Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë Fryma e Re Demokratike, parti të cilën e krijoi pas largimit nga posti i presidentit në vitin 2012.

 

Kjo dorëheqje, raporton Vizion Plus, vjen vetëm pak orë pas firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me partinë demokratike. Vetë Topi nuk u përfshi në negociatat me PD, negociata të cilat u udhëhoqën nga Sali Shehu, sekretar i përgjithshëm i FRD.

 

Reklamë

Mësohet se shehu do të drejtojë frymën e re demokratike deri në mbledhjen e forumeve për të zgjedhur kryetarin e ri.

 

Në fillimet e saj FRD mblodhi figura të njohura të partisë demokratike si ish-zëvendëskryeministri Gazmend Oketa, anëtarin e kryesisë së PD, Aleksandër Biberaj, të cilët tashmë janë rikthyer në PD.

 

Në 2013, një vit pas krijimit fryma e re demokratike mori rreth 30 mijë vota, ndërsa në vitin 2019 ajo mori vetëm 8360 vota.

 

 

Më shumë video

Reklamë