Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, njëherësh dhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla ka ripërsëritur faktin se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen.

 

Në fjalën e tij Balla është shprehur se zgjedhjet nuk mund t’i ndalë as Luli e Berisha dhe as Monika e Meta.

 

“Zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor dhe nuk e luan topi. Luljeta Dollani në krye të Gramshit do të mbahet mend se e transformoi Gramshin. Luli i Saliut në krye të Bashkisë së Tiranës do të mbahet mend vetëm se flinte gjumë. Një kokërr gjumashi që edhe Ilir Meta, këto ditë është inatosur me të sepse tha “unë e bëra punën time, ai fle gjumë. Unë e anulova dekretin, ai fle gjumë.” Pavarësisht se Iliri bëri një vrimë në ujë se ai ç’dekret nuk ekziston në Kushtetutë dhe sigurisht në 30 Qershor do të bëhen zgjedhjet”.

 

Ndër të tjera Balla, ka thënë se Edi Rama është politikani që gëzon mbështetjen më të madhe nga të gjithë shqiptarët dhe këtë e dinë fort mirë edhe Ilir Meta edhe Saliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *