E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla: U deshën 6 muaj që “pula” Lulzim të prodhonte 2 vezë/Video

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka akuzuar kreun demokrat Lulzim Basha si regjizorin e skenarit të sulmit ndaj kryeministrit Edi Rama.

 

Në një postim në “Facebook”, Balla teksa ka nxjerë një video nga seanca shprehet se është e turpshme se si një kryetar opozite degradon deri në pikën që të fshehë nën pulpat e shtrenjta të xhupit të tij dy vezë.

 

Reklamë

Balla përmes videos e akuzon Bashën se ishte ai që ia dha vezët deputetit Endri Hasa.

 

“Artist! Po ti qenke edhe regjizor, edhe skenarist. U deshën 6 muaj që “pula” Lulzim të prodhonte 2 vezë. E turpshme si një kryetar opozite degradon deri në pikën që të fshehë nën puplat e shtrenjta të xhupit të tij ✌️?. Shikoni videon sesi Artisti Lulzim bën qesharak rikthimin e opozitës në Kuvend. Është Lulzim Basha që “prodhon” vezët? dhe ia jep deputetit pa emër.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë