E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla: Sulmet e Metës dhe Berishës nuk mund ta cenojnë Reformën në Drejtësi

Numri dy i socialistëve, Taulant Balla ka shprehur mirënjohjen për SHBA-të dhe BE-në lidhur me mbështetjen e vazhdueshme që sipas tij i japin zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së theksoi se sulmet e bëra nga presidenti Ilir Meta nuk mund të cenojnë aspak këtë reformë, të cilin ai e quajti – historike.

“Mirënjohje SHBA dhe BE për mbështetjen e vazhdueshme që i japin zbatimit të Reformës në Drejtësi. Sulmet e dëshpëruara të Ilir Metës, pas të cilit qëndrojnë Sali Berisha, Lulzim Basha & co, kundër Reformës dhe kundër institucioneve të reja të Drejtësisë nuk mund të cënojnë aspak këtë reformë historike.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë