Subscribe

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe kreu i Grupit të PD janë përplasur ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, teksa po diskutohej për prefektin e qarkut.

Përplasja mes tyre erdhi pasi Gazment Bardhi ndërhyri gjatë fjalës së Taulant Ballës.

Pjesë nga debati:

Ndërsa deputeti Bardhi, iu drejtua duke thënë se “mos u merr me mua, që të mos merrem unë me…”.

Bardhi: Vota jonë do të jetë kundër. Mund ta merrni ju fjalën të vazhdoni videoklipin mqs e kemi që japim fjalën njëri-tjetrit.

Balla: Nuk kam dyshim që votoni kundër pa ditur se çfarë votoni sepse kam shumë vite në Kuvend. Ndjej keqardhje sepse nëse do t’i zbardhte dikush ndërhyrjet që erdhën nga deputetët e opozitës. Ju ndërpreva gjë kur folët, ke një huq të keq që duhet ta ndryshosh. Iu referuat rastit të një zjarri në një qendër tregtare në Lushnjë, ndërsa ju bëni komente nga divani unë dhe kolegu kemi qenë aty dhe padyshim që mund të them që është një prej rasteve më të mira.

Bardhi: U fik zjarri dhe sa ike ti u rindez zjarri.

Balla: Ti fle gjumë herët se të ka ngelur nga Luli kjo. Ti ke fjetur me Lulin dhe flini herët. Ta mbaroj, ti gënjen.

Balla: Unë kam qenë aty deri në 4 të mëngjesit. (Bardhi ndërhyn) Edukata është si këmisha e bardhë që shkon me çdo veshje, dhe mbaj në përgjithësi këmishë të bardhë.

Bardhi: Falë pjesëmarrjes tënde atje zjarri u shua.

Balla: O zot sa… Kjo është e rëndë që t’i mund të jesh kryetar grupi parlamentar minimalisht, po ta mbaroj. Çfarë e ke këtë histori paedukate deri në këtë lloj niveli.

Bardhi: Mos u merr me mua, që të mos merrem unë me….

Balla: Po mos ndërhy o zotëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *