Politikë
Balla në Lushnje: Kundërshtarët më të mëdhenj të PS janë hallet e qytetarëve

Taulant Balla ishte sot në terren, së bashku me kandidaten socialiste për Bashkinë e Lushnjës, Eriselda Sefa, ku kanë takuar qytetarë në disa lagje të këtij qyteti.
Në takimin me disa banorë të lagjes “Loni Dhamo”, kreu i grupit parlamentar të PS u zotua se në këtë zonë do të ketë rrugë të re.
Reklamë
Më tej, ai u shpreh se për PS, problem nuk janë kundërshtarët politikë, por shqetësimet e banorëve.
“Gardhet do t’i prishim, banesat nuk do t’i ngacmojmë. Tani do ju nxjerrim në dritë me atë përroin. Do bëhet edhe ura e re…Kundërshtarin më të madh nuk kemi ata, por hallet dhe problemet e Lushnjës. Ato do t’i zgjidhim.”
Vazhdo të lexosh
Reklamë




