Subscribe

Gjykata Kushtetuese ka perfunduar shqyrtimin e çeshtjes per shkarkimin e Presidentit te Republikes, Ilir Meta dhe 7 gjyqtaret jane terhequr per te marre vendim.

 

Seanca plenare ishte me e gjata qe “Kushtetuesja” ka zhvilluar ndonjehere dhe u shtri pergjate 7 diteve. Sot, para gjyqtareve, Parlamenti dhe kreu i shtetit paraqiten konkluzionet perfundimtare. Perfaqesuesit e Kuvendit mbrojten vendimin qe 104 deputete kane marre ne 9 qershorin e vitit te kaluar per shkarkimin e kryetarit te shtetit; duke argumentuar se para zgjedhjeve te 25 prillit, Ilir Meta shkeli Kushtetuten duke u bere pale ne fushaten elektorale, duke nxitur dhune e duke cenuar marredheniet me partneret nderkombetare si SHBA.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

 

“Ne duhet të respektojmë pavarësinë e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese. Nga momenti i përfundimit të procesit, të gjithë kemi detyrimin përfshirë Presidentin e Republikës, deri sa GJK brenda afatit 30 ditor të shprehet. Ka qenë një proces shumë i mirë dhe i shëndetshme kushtetues për cilësinë e demokracisë në Shqipëri.”

 

Ndersa, perfaqesuesi i Presidentit te Republikes kembenguli se Ilir Meta nuk e ka shkelur Kushtetuten, dhe vendimi i Parlamentit eshte nje hakmarrje politike e mazhorances ndaj kreut te shtetit. Mbrojtja u fokusua edhe tek te gjitha procedurat e ndjekura nga parlamenti gjate ngritjes se Komisionit Hetimor. Nje prej shkeljeve proceduriale qe Presidenca vuri ne dukje ishte se mbledhja e parlamentit kur u ngrit ky komision u njoftua vetem 24 ore para dhe jo 48 ore, siç e parashikon rregullorja. Por 3 dite me pare, Kuvendi ka depozituar nje prove te re qe tregon se urdhri per mbledhjen e Parlamentit eshte dhene 48 ore para.

 

Sipas perfaqesuesve te kreut te shtetit, kjo prove e re eshte e falsifikuar dhe per kete Ilir Meta do t’i drejtohet Prokurorise.

 

BLEDAR DERVISHAJ

KESHILLTAR LIGJOR I PRESIDENTIT TE REPUBLIKES

 

“U provua se Kuvendi edhe së fundmi depozitoi prova të manipuluar me qëllimin që të rrëzohen pretendimet e kreut të shtetit dhe kur kjo ndodh nga Kuvendi i Shqipërisë, çfarë mund të mendojnë ne se çfarë ndodh në organet e tjera, por që trajtojnë të drejta themelore, meta ka vendosur t’i drejtohet prokurorisë për një procedurë hetimore për këtë shkak ashtu si kurse është e drejtë e Gjykatës që të marrë një vendim, për manipulimin e shkresës në 4 shkurt 2022.”

 

Sipas ligjit per Gjykaten Kushtetuese, gjyqtaret kane 30 dite kohe per te publikuar vendimin e arsyetuar nese Ilir Meta do te shkarkohet apo jo nga posti i Presidentit te republikes. Por, para se te publikohen te gjitha argumentet e gjykates, Kushtetuesja do te shpalle vendimin e shkurtuar per te cilin nuk ka afat ligjor e mund te jepet brenda pak diteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *