Subscribe

Per Partine Socialiste, sanksionimi në Kodin Zgjedhor se fushata e subjekteve politike te financohet vetem nga buxheti shtetit, sipas propozimit te demokratëve, eshte i pamundur. Per bashkëkryetarin e komisionit te reformës zgjedhore, Taulant Balla, rendësi ka transparenca dhe auditimi i financimit te fushatës. Zyrtari socialist, shikon si të pamundur realizimin e votimit dhe numërimit elektronik në garën e qershorit 2017, edhe ky një kusht i vendosur nga opozita. Ai kujton se ka qenë PS që e ka kërkuar një gjë të tillë para 4 viteve, por thotë se nuk ekzistojnë kushtet për realizimin e saj. Balla këmbëngul ne propozimin e PS per votimin e shqiptareve qe jetojne jashtë vendit. Per kete ai ka edhe propozime konkrete se si mund te funksionoje. Komisioni i Reformës Zgjedhore, rinisi nga puna rreth dy javë më parë. Përveç rekomandimeve të OSBE/ODIHR, palët kanë prezantuar pretendimet e tyre për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Qëllimi është që reforma të mbyllet te konsensus brenda dhjetorit të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *