Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi një takim me Presidentin e Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare (DAW) me seli në Berlin Artan Pojani si dhe drejtuesen ekzekutive Anette Kasten.

 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Bashkëpunimi me Gjermaninë po shtrihet edhe në prezencën e shtuar të bizneseve gjermane në Shqipëri.

 

Balla në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani në Kuvendin e Shqipërisë theksoi nevojën e bashkëpunimit të mëtejshëm me shoqatat dhe grupet e interesit që përfaqësojnë bizneset Gjermane në Shqipëri për të rritur praninë e tyre në vendin tonë.

 

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Bashkëpunimi me Gjermaninë 🇦🇱🤝🇩🇪 po shtrihet edhe në prezencën e shtuar të bizneseve gjermane në Shqipëri.

Kënaqësi të prisja sot në një takim Presidentin e Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare (DAW) me seli në Berlin Artan Pojani si dhe drejtuesen ekzekutive Anette Kasten.

Në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani në Kuvendin e Shqipërisë theksova nevojën e bashkëpunimit të mëtejshëm me shoqatat dhe grupet e interesit që përfaqësojnë bizneset Gjermane në Shqipëri për të rritur praninë e tyre në vendin tonë.

Vlerësova vlerën e shtuar që sjellin në ekonominë shqiptare bizneset gjermane si një instrument të transformimit të kulturës së sipërmarrjes dhe të kulturës së punës. Kjo është arsyeja pse ne jemi shumë të interesuar dhe pse i konsiderojmë ato me një vlerë të dyfishtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *