Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka reaguar menjëherë lidhur me ngjarjen e përsëritur në Fier, ku disa nxënës të gjimanzit  “Janaq Kilica” janë dërguar me urgjencë në spital pas problemeve me frymëmarrjen në orën e mësimit.

 

Krahas videove të publikuara në “Facebook”-un e tij ku shfaqen ambulancat dhe të afërmit e alarmuar të të rinjve, Baçi shkruan se është vënë sërish në rrezik jetë e nxënësve të shkollës së mesme.

 

“E pa falshme dhe pa imagjinushme, pa pergjegjshmeria e Kryetarit te Bashkise, e dhe e Drejtoris Arsimore ne Fier. Perseri jeta e nxenesve te shkolla Janaq Kilica ne rrezik. Helm ne gjithe ambjentet e shkolles, nxenes qe ikin me urgjence ne spital.”

 

Ish-deputeti i bën thirrje prindërve të nxënësve që të reagojnë dhe “të marrin ne dore fatet e femijëve te tyre”.

 

“Shteti ka rene, do duhej tju beja thirrje, deputeteve te qarkut, Kryetarit te Parlamentit, Kryeministrit, por ata nuk ekzistojne. I bej thirrje qytetareve te Fierit prinderve te nxenesve, te rrezikuar nga pergjegjshmeria e te pa pergjegjshme qe te marrin ne dore fatet e femijve te tyre. Ne na kane ne krahe.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *