E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Babë e bir konkurrentë në AGT, Dashnor Bushi: Kënaqësia më e madhe t’a shihja djalin më lart se veten

Nikolas Bushi është shpallur fitues i edicionit të dytë  të spektaklit “Albania’s Got Talent”. Ventrilokuisti spikati si një emër i veçantë përballë gjithë konkurrentëve në spektaklin e talenteve.

Një ndër konkurrentët e tij ishte edhe iluzionisti Dashnor Bushi, i ati i Nikolasit, i cili gjithashtu preku finalen.

Reklamë

Nikolas dhe Dashnor Bushi ishin të ftuar pasditen e sotme në emisionin Living Day në Vizion Plus, për të rrëfyer më shumë nga emocionet e finales.

E pyetur nga moderatorja Brunilda Lahe se a ka konkurrencë mes babë e bir në një konkurs, Dashnor Bushi u përgjigj se jo. Madje ai shtoi se në skenë ishin si konkurrentë, por në prapaskenë ishin mbështetje për njeri-tjetrin.

Dashnor Bushi theksoi gjithashtu sakrificat e djalit ndër vite, duke treguar se ai është ushtruar çdo ditë për orë të tëra me kukullën përpara pasqyrës.

Pjesë nga biseda:

Brunilda Lahe: A ka në të vërtetë konkurrencë mes babait dhe djalit në një konkurs?

Dashnor Bushi: Ndoshta nga djali, por nga ana ime, kënaqësia më e madhe ishte ta shikoja djalin aty më lart se unë. Unë e di se sa shumë ka punuar dhe sa kohë ka shpenzuar. Ai ka sakrifikuar fëmijërinë duke u ushtruar çdo ditë, të paktën katër orë, me kukullën përpara pasqyrës. Është hera e parë që ndodh në një format si Got Talent që babë e bir të konkurrojnë kundër njëri-tjetrit. Ne jemi mësuar të bëjmë shfaqje së bashku dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin, por në atë skenë ishim përballë si konkurrentë, pavarësisht se në prapaskenë ishim përsëri bashkë.

Për 12 javë me radhë “Albania’s Got Talent” u kthye në spektaklin e rekordeve, dhe konfirmoi edhe një herë se Shqipëria ka talente të jashtëzakonshme, ndërsa fitorja e Nikolas Bushit nuk është vetëm një çmim, por fillimi i një kapitulli të ri dhe premtues për të në botën e artit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë