Beteja e përgjimeve që mban nofkën “babalja”, ka ndarë qartazi në dy kampe opinionin publik, mjetet e informimit dhe vetvetiu edhe politikën.

 

Prokuroria është e përmbytur nga dosjet që lidhen me përgjimet që, sipas opozitës, implikojnë në veprimtari kriminale vellain e ministrit të Brendshem Xhafaj, kurse sipas qeverisë vertetojnë se kemi të bëjmë me video e audio montazhe që nuk janë gjë tjetër veçse konspiracion për të rrezuar qeverinë.

 

Mbi depatet e fundit politike që po ndodhin në vend, ku palët akuzojnë njëra-tjetrën, analisti Arjan Vasjari, i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus e ka cilëzuar një telenovele me shumë seri çdo replikë të ditëve të fundit nga të dy kampet politike.

 

“Shoqëria se në fund të kësaj telenovele sit ë gjitha telenovelat mediokre ne nuk do të kemi një përfundim në të cilin shoqëria të krijojë bindjen e qartë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm dhe do të kemi një fajtor dhe një përgjegjës politik, sepse ky në fakt është thelbi i debatit.”

 

Nuk ka më dilemma opinion publik dhe mediat e quajnë tashmë telenovela, Babalja, çdo ditë i ofrohet publikut një situtë e re një lajm një episode. Apo paralajmërim për një përgjim të ri, Duhet të çuditemi me këtë telenovelë.

 Jo them se nuk duhet të çuditemi jam i idesë që ngelet spaystori me grotesk në historinë modern të Shqipërisë, duhet të mësohemi se telenovela do të jetë me  shumë seri, madje duhet të bindet edhe shoqëria se në fund të kësaj telenovele sit ë gjitha telenovelat mediokre ne nuk do të kemi një përfundim në të cilin shoqëria të krijojë bindjen e qartë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm dhe do të kemi një fajtor dhe një përgjegjës politik, sepse ky në fakt është thelbi i debatit.

 

Prokuroria gjendet në një presion të shumëanshëm, nga njëra anë qeveria që i kërkon që të hetojë deri në fund dhe nga ana tjetër opozita që e cilëson prokurorinë si shërbetore të qeverisë, si e gjykoni ju punën e prokurorisë.  

Një prokurori serioze, një organ që përfaqëson shtetin në akuzë duhet të ndërtojë gjithë qasjen dhe performancën e saj e distancuar nga influencat politike, mediatike e kështu me radhë. Unë rezervohem që të shprehem për prokurinë në këtë moment sepse ajo është organi më i atakuar por edhe organi që ka nevojë të punojë jo në një trysni për të mbërritur në një konkluzion. Akoma nuk ka mbërritur në një konkluzion, në vështrimin tim do të kemi kohë të bëjmë edhe gjykimin e saj.

 

Kryeministri Rama ka folur për një konspiracion  të ndërtuar në skutat e shtetit që kanë synuar ose synojnë rrëzimin e qeverisë. Do të ishte normale nëse opozita e synon një gjë të tillë, por kryeministri flet për një konspiracion në formën e grushtit të shtetit , Si e kuptoni ju këtë?

Grushti i shtetit është një definicion i qartë politik, sigurisht zoti Rama në cilësinë e kryeministrit do të operajë përmes këtyre kategorive përmes këtyre metaforave etj, unë ende nuk mund të them se çfarë realisht dhe pjesa dërrmuese për të mos thënë e gjithë shoqëria nuk e ka të qartë se çfarë ka ndodhur . Ajo që mua më intereson të them sot është që unë besoj se është rrëzuar arsye për të vazhduar debatin politik rreth kësaj çështje. E them këtë sepse deri tani, ne shoqëria, opinion public media etj, kemi ndërtuar apo operuar në raport me këtë ngjarje përmes të vërtetave intuitive dhe jo përmes të vërtetave faktike. E vetmja e vërtetë faktike është ekspertiza angleze, e cila ka mbërritur në konkluzionin që nuk mund të pohojë nëse zëri i Agron Xhafës është zëri i tij , ashtu siç nuk mund të pohojmë të kundërtën. Pra duke qenë në një situatë krejtësisht e paqartë unë nuk shikoj asnjë arsye që politika të vazhdojë debatin mbi një çështje që i ka rënë prova mbretëreshë.

 

Z.Vasjari as qeveria dhe as opozita nuk e kanë qef shenjën e barazimit sepse një pjesë e opinionit public mendon se janë njësoj. Sipas jush kush ka dalë faqebardhë dhe faqe zi deri në këtë moment?

Unë besoj se deri në këtë moment janë faqe gri të dyja palët dhe ju rithem atë që thash më sipër nuk besoj se do të kemi faqezinj në fund të kësaj historie, pasi është e gatuar në këtë mënyrë është impostuar në mënyrë të tillë sit ë gjitha historitë e kësaj natyre. Do të kaloj kohë dhe ne do të vëmë vizën, por do të themi cili është rezultantja e kësaj historie, nuk do të ketë asnjëlloj rezultantje e vetmja gjë që mua realisht më shqetëson në këtë histori, në këtë fabul është sepse unë te kjo fabul shikoj prova gjenerale të klimës së tensionuar që po na parathot zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *