Dosja Babale edhe këtë javë që po lëmë pas ka dominuar nga debatet për audio-përgjimet. Opozita vazhdon të akuzojë mazhorancën si të lidhur me krimin.

 

Më të sulmuarit janë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

 

Për të folur për zhvillimet politike në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus është deputetja socialiste Elisa Spiropali.

 

Si e konsideroni dosjen Babale, e cila po dominon debatin politik prej 6 muajsh. Opozita akuzon policinë dhe prokurorinë se është vendosur në shërbim të Fatmir Xhafajt për të mbrojtur vëllanë  tij ?

Kur ju e thatë mua sa nuk më zuri një gaz i papërmbajtur, kur thotë Konica sepse kjo telenovelëorientale me autorë shqiptarë duhet të marrë fund. Nuk ka asnjë kusur opinioni publik, populli  shqiptar që të dëgjojë nga mëngjesi në darkë një situatë ku krimi, politika llumi janë bërë bashkë për të krijuar atë çorbë që ne e hamë çdo ditë. Nuk ka asnjë punë politika të merret me çështje të tilla dhe përfundimisht duhet të dalë nga ky lloj kazani. Politika është një mjet  për të arritur synime të larta për të bërë ligje më të mira për të bërë reforma për të punuar, nuk është instrument nuk është mejdan ku politikanët të shahen kriminela, hajduta e çfarë përmban fjalori shqiptar dhe në fund askush të mos mbajë përgjegjësi. Në këtë rast ka ardhur koha që dikush të mbajë përgjegjësi kushdo qoftë. Prokuroria të bëjë punën, gjykata të bëjë punën tu shkojë deri në fund çështjeve, se ka Babale 1, Babale 2 se ka seri kjo telenovelë dhe qytetarët të shpëtojnë nga ky invadim që ju bëhet ekraneve dhe shpive të tyre.

 

Sot që flasim Agron Xhafaj, ndodhet në Itali duke vuajtur dënimin për trafik ndërkombëtar droge, a mund të themi se opozita ka të drejtë dhe e ka fituar betejën?

Opozita nuk ka ngritur fare këtë beteje, dihej që në 2001 apo 2002 që Agron Xhafaj kishte një dënim nga gjykata italiane, ishte aty ministri Xhafaj nuk e ka fshehur asnjëherë, opozita ricikloi çështjen për të inskenuar atë që ju keni parë dhe po del tani përditë nga hetimi i prokurorisë. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hetuar çështjen dhe po del se është histori e dy babaleve, e dy aktorëve që drejtohen nga një skenarist dhe nga një rëgjizor. Tani që ajo seli politike të kthehej në një studio regjistrimi telenovelash dhe vidioklipesh ne nuk e kishim imagjinuar deri më sot, por ja mbërritën dhe një rekord tjetër. Tani do të rikthehet PD dhe opozita ligjshmërisë, kuvendit, diskutimeve punës në komisione kjo është çështje dhe ky duhet të jetë dhe fokusi i publikut unë dua të vij nëpër studio tuaja  si unë dhe të gjithë kolegët e mi dhe të diskutojmë për ligjin e lojrave dhe basteve, që është një masë sociale po aq sa është dhe  luftë kundër kriminalitetit, se dihet se një pjesë e mirë e aktivitetit kriminal financohet ise operon në mjediset e lorjave të fatit. Dua të vij këtu dhe të flas për ligjin e sigurisë në shkolla, për oficerët e policisë që do të jenë civil dhe do të jenë kujdestarë të fëmijëve për ti mbajtur ato të sigurt në luftën kundër drogës, kundër kriminalitetit, duhet të vij dhe të flas për ligje të tjera, për ligjin e gjendjes civile për regjistrimin e fëmijëve që nuk mund të regjistrohen për reformën në arsim dhe për të tjera por e kam të pamundur, se edhe ju në studiot e nderuara edhe ne nëpër foltore tona edhe parlamenti detyrohet të flasë për dy njerëz të botës së krimit çtë themi më, dhe zoti Salianji bën mirë që beson në zot.

 

Pse nuk e mbështesni vettingun e politikanëve, gjyqtaret, prokuroret dhe policet po vetohen, pse te mos pranohet kerkesa e PD-ja për deputetët?

Ne nuk mbështesim vettingun e politikanëve nga politikanët nuk pranojmë këtë absurditet logjik që në fakt do të shpëtojë politikanët nga ajo që i pret që ne të autovetohemi dhe të vetvetohemi është kaq e thjeshtë nuk mund ta bëjë vettingun e Edi Ramës dhe të gjithë funksionarëve të tjerë të PS-së dhe të mazhorancës as Taulant Balla as Ulsi Manja as unë askush tjetër, as një elitë e zgjedhur prej nesh, ashtu siç nuk mund ta bëjë vettingun e Lulzim ashësh kunetërve apo çfarë ka Salianji, Jorida Tabaku apo Edi Paloka, nuk mund ta bëjnë atë mund ta bëjë sistemi i drejtësisë. Tani çfarë kanë kudnër reformës  në drejtësi, pse nuk vijnë të votojnë ligjin e magjistratëve do ngrihet tani KLP, dhe KLGj do të ngrihet BKH dhe për ta thënë me terma të thjeshtë Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe luftës kundër krimit këto janë institucionet që i marrin dhe i bëjnë fije fije politikanët në çdo vend të botës. drejtësi e pavarur e pahapur nga politika jo siç ishte drejtësia jonë edhe politike, edhe e korruptuar edhe e paaftë. Tani ne po shpëtojmë nga ky sistem dhe më në fund vettingu po jep rezultatin, institucionet po ngrihen le ti shkojmë deri në fund kësaj gjëje. Po ne që të bëjmë lojra në kurriz të reformës në drejtësi të ulemi dhe të rinegociojmë reformën në drejtësi ne nuk e bëjmë dot, nuk na lënë dhe partnerët me thënë të drejtën dhe nuk duam as të tallemi me procesin që e kemi iniciuar dhe vetë e kemi çuar përpara.

 

Të hënën nis komiteti i Stabilizim Asocimit në Bruksel, por opozita ka kërkuar përjashtimin nga delegacioni të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, a do të tensionojë kjo takimin me përfaqësuesit e Brukselit ?

Ja pra dolët te arsyeja e vertetë e Babaleve, arsyeja e tyre e vërtetë janë letrat anonime, që zotërinjtë dhe zonjat e nderuara i nisin Brukselit, kjo është arsye, të lexoni ju letrën e opozitës që kanë nisur në Komunitetin e Stabilizimit Asocimit ju do i vini të dyja duart në kokë, është të marrësh shpifjet e kazani tonë dhe ti shkuash ato në anglisht. Me një anglishte të keqe dhe tja nisës Brukselit. Unë jam vetë anëtare e komitettit në fjalë do të jem në Bruksel të hënën dhe të martën dhe jam e sigurt se do të dëgjojmë çudira. Nuk do i referohen fakteve as hetimit të prokurorisë, nuk do ti referohen as luftës kundër kriminalitetit as luftës kundër kultivimit të kanabisit, zotërinjtë do të flasin vetëm për krerët e mazhorancës dhe kryeministrin vetëm me atë gjuhë që dinë vetëm ata ta përdorin. Tani përfytyroni një evropian që tu thotë atyre se ne e duam vendin tuaj më shumë se je, se të paktën për këto çështje që janë të interesit kombëtar ne duhet të jemi në një mendje siç janë edhe vendet e tjera serioze. Tani për çfarë arsye ne duhet të bëjmë fije fije njëri tjetrin para këtyre njerëzve. Kjo është e papranueshme, këtu duhet të bëjë presion media opinioni publik, për ti mbajtur përgjegjës por siç duhet kanë dalë nga sistemi e kuptojnë se kanë humbur besueshmëri e kuptojnë se po humbasin vota përditë dhe thonë të dalë ku të dalë dhe vazhdojnë e godasin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *