Subscribe

Një nga shqiptarët më të suksseshëm në SHBA, Lorenzo Logoreci, rrëfeu në Vizioni i Pasdites të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, vendimin e tij për tu bërë baba i një djali me nënë sorrogato.

Ai rrëfeu se pasi korri biznes në fushën e biznesit ku ishte investuar që prej shkuarjes së tij në SHBA, në moshën 54-vjeçare vendosi t’i përkushtohej familjes.

Lorenzo tregoi se duke parë që ishte 54-vjeç dhe akoma beqar, vendosi që të kishte një fëmijë me një nënë sorogato. Ai tha se fëmijët ishin dy, një djalë dhe një vajzë, por vajza humbi jetën, dhe ai sot gëzon me Mateon e vogël që në fund të këtij viti mbush 1-vjeç.


Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Por ke marrë dhe një vendim që të bëhesh baba duke patur një nënë surrogate, si erdhi ky vendim?

Lorenzo Logoreci: Unë pas pandemisë që çuam dhe ZOOM-in në publik, dola në pension dhe vendosa t’i dedikohem familjes. E vetja mundësi meqë jam singëll, ishte të mbaja një fëmijë me një nënë surrogate. San Françisko ka një institucion këtu që është shumë i kujdesshëm. Unë kam lidhje me ata, dhe në proces ne patëm një djalë dhe një vajzë, por fatkeqësisht vajza vdiq, por fatmirësisht kam Mateon. Është një fëmijë fantastik.

Brikena Prifti: Sa vjeç bën në 31 dhjetor?

Lorenzo Logoreci: Tani bën 1 vjeç.

Brikena Prifti: Si ka ndryshuar jeta jote?

Lorenzo Logoreci: Ka ndryshuar shumë.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *