E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Avioni rrëzohet mbi një fabrikë në Gjermani, humbin jetën dy persona

Një avion i vogël është rrëzuar pranë një fabrike këtë të dielë në Gjermaninë veriore, ku kanë humbur jetën piloti dhe bashkëpiloti.

Mediat ndërkombëtare raportojnë avioni u ngrit nga fusha ajrore në Salzgitter-Drütte dhe u rrëzua në vendin e fabrikës së çelikut në Salzgitter pas një fluturimi të shkurtër.

Reklamë

Salzgitter AG është një nga prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në Gjermani.

Mediat theksojnë se avioni u rrëzua mes dy sallave në një fabrikë dhe më pas u përfshi nga flakët.

Menaxheri i operacioneve të brigadës së zjarrfikësve, Arno Sicks tha se vetëm pjesë të krahëve mund të shiheshin përmes tymit të dendur, duke përshkruar atë që mbeti si një “kornizë çeliku e djegur”.

Sicks theksoi se rreth 90 persona nga stafi i shërbimeve të urgjencës dolën në vendin e ngjarjes, që ndodhej rreth 50 kilometra në lindje të Hanoverit, dhe se paramedikët shpallën të vdekur dy burrat në aeroplan, pasi zjarri u shua.

Ndërkohë një zëdhënës i Salzgitter bëri të ditur se vetëm dëme të vogla u shkaktuan në ambientet e kompanisë dhe prodhimi nuk u prek.

Zyra federale e hetimit për aksidentet e aeroplanëve në qytetin e afërt të Braunschëeig po heton shkakun e rrëzimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë