Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka vendosur të përfshihet për herë të parë në procesin e organizimit dhe koordinimit të praktikave mësimore të studentëve pranë shoqërive që veprojnë në tregjet nën mbikëqyrjen e tij.

 

Ky është një projekt i cili do të vijë në ndihmë të 300 studentëve të cilët do të kenë mundësi që të zhvillojnë praktika mësimore. Pjesë e këtyre praktikave do të jenë të rinj nga universitetet, publike ose private, me të cilët AMF ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

 

Në këto praktika studentët do të kenë mundësi të njihen me shoqëritë, tregun ku ushtrojnë veprimtarinë, si edhe alternativat potenciale që mund t’u ofrohen në tregun e punës në Shqipëri në këtë sektor, pas përfundimit të studimeve të larta universitare.

 

Kjo iniciativë do të vijojë të jetë kontributi që AMF në bashkëpunim me subjektet nën mbikëqyrje jep për edukimin financiar të brezit të ri, pasi kjo nismë do të shërbejë për të rritur edukimin financiar të studentëve, do t’u japë atyre më shumë informacion në lidhje me tregjet financiare jobankare dhe do t’i stimulojë të bëhen pjesë e tyre me daljen në tregun e punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *