Subscribe

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës po garantojne sigurine në dy pikat kufitare në Veri.

Deklarata u be nga ministri i bredshëm i Austrisë, Karl Nehammer, i cili mes  tensioneve të krijuara nga bllokimi i lëvizjes së lirë në Jarinjë dhe Bërnjak vizitoi prishtinën.

Gjatë një deklarate të përbashkët me homologun kosovar, Xhelal Svecla, ministri austriak mbeshteti vendimin e reciprocitetit per targat.

 

KARL NEHAMMER

MINISTËR  I BREDSHËM I AUSTRISË

 

“Operacioni po zhvillohet pozitivisht, gëzohem që aty ku ka protestues policia kosovare po vepron me profesionalizem, edhe pse nuk e kanë detyrën e lehtë. Ajo që po bëhet tani është e saktë dhe e duhur edhe pse nuk është rrugë dhe spektakolare. Më e rëndësishmja është të mos provokohemi. Duhet te ketë qetësi dhe qartësi. Kete e ka siguruar qeveria e Kosovës. Ndërsa BE është duke siguruar që ne mos të pranojmë dhunën si mjet politik”

 

Ndërkohë ministri i punëve të brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deklaroi se forcat policore do të qëndrojnë në veri aq sa të jetë e nevojshme për të siguruar paqen.

 

XHELAL SVEÇLA

MINSITËR I BRENDSHME TË KOSOVËS

 

 “Njësitë speciale janë aty për te mbështetur punën e institucioneve tjera që përkujdesen për rend dhe ligj atje, doganës dhe policisë kufitare, në momentin që do të përfundojë nevoja. Austria ashtu si aleatët tjerë te botës demokratike janë pozicionuar drejt sundimit të ligjit, paqes dhe sigurisë”

 

Autoritetet kosovare ben të ditur se deri më tani janë lëshuar 11 mijë targa të përkohshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *