E shtunë, 31 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Atmosfera festive e Krishtlindjes, mesha, qirinj dhe fishekzjarre në rrethe me rastin e festës

Shmë besimtarë katolikë morën pjesë në meshën e vigjiljes së Krishtlindjes në katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër. Në mesazhin e tij arqipeshkëvi Giovanni Peragine, i cili kishte Krishtlindjen e parë që pas emërimit në këtë detyrë, tha se kjo festë duhet të shërbejë për tu kthyer tek drita e vërtetë.

Pas meshës, në oborrin e katedrales së Shkodrës, besimtarët shijuan spektaklin e fishekzjarreve, duke e bërë më të vecantë këtë moment festiv.

Reklamë

Në një atmosferë festive dhe të qetë, edhe qyteti i Korçës ka kremtuar Krishtlindjen. Qytetarë vendas, por edhe vizitorë të tjerë e turistë të huaj, janë mbledhur në qendër të qytetit dhe në ambientet e kultit.

Ceremonive fetare u mbajt në Katedralen Ngjallja e Krishtit. Mesazhi i kësaj dite u fokusua te paqja, bashkimi, toleranca dhe rëndësia e familjes si themel i shoqërisë.

Reklamë

Edhe në durrës besimtarët e krishterë, katolikë dhe ortodoksë, morën pjesë me devocion në meshën e Krishtlindjes të zhvilluar në Kishën Dioqezane Tiranë–Durrës, si edhe në Katedralen e Shën Astit dhe Apostullit Pal në Durrës.

Momente lutjeje, reflektimi dhe paqeje u bashkuan në këtë festë të shenjtë, duke përcjellë mesazhin e shpresës, dashurisë dhe harmonisë mes njerëzve.

Në Elbasan po ashtu, besimtarët i janë drejtuar kishës katolike “Shën Piu i Dhjetë” për të kremtuar Krishtëlindjen. Mesha e u mbajtë nga Imzot Don Dorian Mjeshtri i cili i uroi besimtarët.

Në Berat qytetarët kanë uruar “Krishtlindjen” duke përcjellë mesazhin “për një vit sa më të begatë dhe me më shumë dashuri e respekt për njëri-tjetrin”.

Mesha e Krishtlindjes u mbajt edhe në qytete të tjera si Lezha, Vlora, Fieri etj.   Sipas traditës së festës, besimtarët i marrin qirinjtë e ndezur në shtëpi, si një dritë shprese për një vit më të mbarë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë