Një vit pas aksidentit hekurudhor ku mbetën të vdekur 57 persona, Athina është bllokuar nga protestat dhe grevat që do të zgjasin 24 orë.

Rreth 30 mijë punonjës të transportit publik, punonjës të administratës, mësues dhe qytetarë të thjeshtë i janë bashkuar protestës së organizuar nga sindikata më e madhe e punonjësve.

Protestuesit marshuan qetësisht në rrugët kryesore të Athinës me pankarta ‘nuk harrojmë apo ‘kërkojmë drejtësi’.

Ndërsa në sheshin qendror përpara parlamentit pati përplasje mes disa protestuesve dhe forcave të policisë.

Protestuesit mes të cilëve edhe të afërmit e viktimave kërkojnë drejtësi dhe më shumë përgjegjës për tragjedinë dhe mangësitë e sistemit.

Punëtorët janë gjithashtu kritikë ndaj rritjes së pamjaftueshme të pagave, e para pas katërmbëdhjetë vjetësh në sektorin publik. Ata thonë se rritjet nuk janë të mjaftueshme për të kompensuar rritjen e kostove të jetesës.

Më 28 shkurt të vitit të kaluar, një tren pasagjerësh u përplas kokë më kokë me një tren mallrash, duke vrarë 57 persona dhe duke nxitur protesta masive për atë që shumë e konsideronin si rezultat i dekadave të neglizhencës ndaj sektorit hekurudhor./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *