E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Atentatorët e Çapjas lëvizën me mjet të vjedhur, familjarët gënjyen për ngjarjen

Atentatorët kundër Ardian Çapjas dyshohet të kenë pesë. Mësohet se ata kanë lëvizur me një mjet tip “Volswagen” të vjedhur në Fushë-Krujë dhe pas të shtënave në drejtim të Çapjas, e kanë djegur mjetin.

55-vjeçari u qëllua me snajper dhe një plumb e kapi në shpatull. Por familjarët e Çapjas kanë gënjyer për ngjarjen. Ata kanë deklaruar në fillim në spitalin e Elbasanit se ai nuk është qëlluar, por është rrëzuar teksa kryente punime në shtëpi.

Reklamë

Në terren kanë zbritur edhe forcat RENEA, ndërsa po vëzhgohen edhe kamerat e sigurisë. Ky është atentati i tretë që i bëhet Ardian Çapjas.

Ardian Çapja është një emër i njohur në qytetin e Elbasanit, por edhe për drejtësinë, pasi ka qenë shoqëruar disa herë, ndërsa në vitin 2017 u ka shpëtuar dy atentateve me armë dhe eksploziv.

Ai është pronari i një hoteli në hyrje të qytetit të Elbasanit. Ardian Çapja është vëllai i Sokol Çapjes, që u ekzekutua në vitin 2005.

Më shumë video

Reklamë