Autorët e atentatit të kësaj të diele në Vlorë, ku humbën jetën dy persona dhe ngeli i plagosur një i tretë, menjëherë pas ngjarjes bëhet me dije se kanë djegur makinën duke e braktisur në fshatin Sherisht.

 

Ndërkohë informacionet bëjnë me dije se brenda makinës së djegur janë gjetur dy kallashnikovë, të cilët mendohet janë përdorur gjatë sulmit.

 

Gjithashtu bëhet me dije se objektivi i atentatit ishte Armando Sulejmani, i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy viktimat Orest Rexho, kunati i Sulejmanit dhe Arjan Hasani, shoku i tij ndodheshin rastësisht me të në makinë.

 

Armando Sulejmani është një emër i njohur, pasi rezulton i skeduar nga policia. Në qytetin e Vlorës, njihet gjithashtu me nofkën “Çipuri”, ai ka qenë anëtarët i bandës së njohur të “Gaxhait”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *