Subscribe

Një atentat mafioz u parandalua nga policia e Lezhës këtë të mërkurë.Operacioni i koduar me emrin “Mataro” u finalizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, ndërsa u arrestuan tre persona dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë.

 

Në pranga përfunduan Mark Lamkja 27 vjeç, i dënuar më parë në Itali, për “Vrasje të mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”; si dhe çifti i bashkëshortëve Nikoll dhe Marie Marku, të moshës 62 dhe 60 vjeç.

 

Policia shpalli në kërkim dy persona të tjerë, që dyshohet se do të kryenin krimin: Edmir Vlashi 31 vjeç dhe bashkëmoshatarin e tij, Hektor Ndoka. Të dy me precedentë të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri ta lartë shoqërore.

 

Ekzekutimi, sipas policisë, do të kryhej në Tiranë, konkretisht në Kamëz. Nga hetimet paraprake rezulton se Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka për shkak të konflikteve që kanë jashtë vendit për pazaret e drogës, kishin planifikuar të vrisnin rivalët e tyre në radhët e grupeve të tjera kriminale. Atentati do të kryhej duke përdorur mina me telekomandë, ndërsa objektiv sipas burimeve pranë policisë, mësohet se ka qenë Preng Paluca.

 

Emër ky i njohur pasi në muajin gusht të këtij viti u plagos me armë zjarri së bashku me bashkëshorten e tij, Antoneta Palucën, ndërsa tre vite më parë iu vendos lëndë eksplozive.

 

Sipas informacioenve, dyshohet se vellezërit Paluca prej vitesh janë në hasmëri me 31-vjeçarin Hektor Ndoka.

 

Ndërkohë për ekzekutimin e rivalëve, 31-vjeçari po bashkëpunonte me Edmir Vlashin dhe  Mark Lamkjan; dhëndurë të ciftit Nikoll dhe Marie Marku, banesa dhe restoranti it ë cilëve shërbente si bazë për fshehjen e armatimit dhe të ardhurave të siguruara nga aktiviteti kriminal.

 

Gjatë aksionit, 27-vjeçari Mark Lamkja u përpoq të fshihte provat, ndërsa u kap me një armë zjarri tip pistoletë. Ndërkohë u zbuluan dhe u sekuesttruan edhe armë e pajisje të tjera.

 

OLTION BISTRI

DREJTORI I DREJTORISË VENDORE TË POLICISË LEZHË

 

2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, të cilat sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë; 88.900 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në fushën e lëndëva narkotike dhe krimeve ndaj personit;2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions”, me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock”, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcejllës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet.

 

Armët e sekuestruara, do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, pasi dyshohet se mund të jenë përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *