Ndërsa mardhënia mes Prishtinës dhe Beogradit mbetet ne udhekryq Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ajo ka shprehur rezerva pwr disa pika qw pwrmban propozimi pwr Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe
Lexo edhe :
Related Posts
“Sa i përket draftit të statutit të asociacionit, presidentja ritheksoi se institucioni i vetëm që mund ta interpretojë përfundimisht përputhshmërinë e këtij akti me Kushtetutën është Gjykata Kushtetuese e Kosovës, gjersa po ashtu i shprehu shqetësimet e saj lidhur me disa dispozita të këtij drafti, të cilat mund të jenë sfiduese gjatë zbatimit në praktikë.”
Presidentja ka kërkuar gjithashtu nga emisari evropian heqjen e sanksioneve.
“Presidentja Osmani ritheksoi nevojën e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog. Në këtë drejtim, ajo përsëriti se Kosova ka ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës.”
Sipas njoftimit të presidencës në takim u diskutua edhe për arritjet e deritanishme mes dy vendeve. Pas Osmanit Lajcak ka takuar edhe kryeministrin Albin Kurti. Një ditë më parë diplomati europian ishte nw Beogradi në kuadër të përpjekjeve pwr zbatimit e dyanshwm të Marrëveshjes Bazë në Bruksel.