Subscribe

Ne datën 1 shkurt, aksioni i qeverise per ujin si fokus kryesor do te ketë bizneset e mëdha. Nga Lezha, gjate nje takimi me drejtuesit e pushtetit vendor, kryeministri Edi Rama e ka bere te qarte se nuk do te tolerohet me vjedhja e ujit nga biznese ne mes te kryeqytetit.

 

Pas Lezhës, Rama ishte ne Rrëshen ku prezantoi platformën e bashkëqeverisjes. Teksa ftoi banorët që të bëhen pjesë e kësaj nisme, Rama tha se shumë problematika të adresuara nga qytetarët, sot kanë gjetur zgjidhje.

 

Shefi i qeverise dëgjoi edhe shqetësimin e një gruaje të sëmure me tumor, e cila tha nuk mund të përballoje koston e ilaçeve.

 

Reforma sipas Rames do të permiresojne shërbimet, e një nder to, do të jetë reduktimi në 60 % i dokumenteve që tërhiqen në zyra nga qytetaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *