Subscribe

Pas disa amnistive fiskale të mbetura në tentativë, qeveria këtë herë është e vendosur t’i shkojë deri në fund nismës së saj për të legalizuar paratë dhe pasuritë e vëna nga puna në të zezë, pavarësisht komenteve kundër nga Dhomat Amerikane e Gjermane të Tregtisë.

 

Në një konsultim publik me të gjitha grupet e interesit, kryeministri Edi Rama kundërshtoi dhe sulmoi dhomat e tregtisë, duke argumentuar se Shqipëria është gati dhe ka aftësi të bëjë amnisti fiskale e penale, pa iu dhënë mundësinë njerëzve të krimit dhe korrupsionit të përfitojnë.

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
“Kjo iniciativë nuk do të kthehet mbrapa, do të shkojmë në Paralament sepse këtë na kanë thënë 66% e shqiptarëve. Këta njerëz, kanë një të drejtë në këtë vend? Apo mjaftojnë tre shqiptarë me tre flamuj që këta 66% të ç’konsiderohen? Kjo vjen si rezultat të të marrit pak si lehtë të Shqipërisë dhe të gjithë përfaqësuesve të këtij vendi, si rezultat i asaj që ne i bëjmë vetes. Të çohen dhoma tregtie me flamuj të vendeve partnere, të bëjnë fletërrufe, kjo është vetëm mungesë respekti për sovranitetin, dinjitetin e Shqipërisë për të pasur ambiciet e saj. Institucionet financiare patjetër mund të kenë kundërshtitë e tyre legjitime, institucionet kundër krimit dhe pastrmi të parave po ashtu, por dhoma tregtie…Të vësh përpara një barrierë që kjo nuk bëhet, kjo është e papranueshme. Kjo nuk bëbhet se shqioptarët janë kriminelë? Apo sepse apratë e shqiptarëve duhet të rrinë jashtë? Pse nuk bëhet kjo?”

 

Duke i kujtuar krerëve të dhomave të tregtisë se nuk e kanë lexuar me imtësi draftin e qeverisë, Edi Rama tha se kjo është një mundësi që jepet edhe për ta.

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
“Ka Kryetarë të Dhomave Tregtisë që shesin toka. Janë në të drejtën e tyre të mos keqkuptojë askush, por tjetër i shesin dhe tjetër i shkruajnë tokat, dhe janë kundër amnistisë normal, ky është thelbi. Unë e kam në parim. Nuk kam asgjë me asnjë dhomë. Kam respekt për të gjitha dhomat dhe të gjitha kuzhinat. Nuk mund të ketë dhomë tregtie reale që përfaqëson interesat e sipërmarrjes që të thotë jemi kundër amnistisë. Kjo nuk është dhomë tregtie pastaj. Kryetarë dhomash tregtie kanë prona, shesin toka. Bëjnë tjetër letër për shtetin, tjetër letër për blerësin. Pse duhet të vihen në këtë pozitë kur kanë flamuj të shteteve të mëdha. Për këtë duhet amnistia që edhe ata të çlirohen nga barrat e të kaluarës.”

 

Për të gjithë skeptikët, kryeministri jo vetëm bëri ftesë që të ulen dhe të rekomandojnë çfarë duhet rregulluar, por solli edhe shembuj të shteteve të tjera që e kanë marrë përsipër diçka të tillë, para Shqipërisë, me kuadër ligjor edhe më demokratik se kaq.

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
“Hajde ballafaqohemi sepse mbase të gjitha këto që thamë ne kanë kundërargumente të atilla që ne të themi që jemi në një fazë që duhet ta rishikojmë, siç thamë 3 vite përpara. Nuk u tërhoqëm nga frika por sepse argumentet ishin shtrëngues. Ata që janë kundër amnistisë, duhet të ëprgjigjen për këtë pyetje: A duhet Shqipëria të bëjë sistemin e deklarimit të plotë të pasurisë për të gjithë, si vendet e zhvilluara? Apo nuk duhet ta bëjë?”

 

Amnistia sipas Edi Ramës është një mundësi për të hequr paranë cash nga qarkullimi dhe ky është momenti i duhur për ta bërë, shtoi ai, në kohën kur ekonomia është në krizë dhe ka nevojë për para.

 

Për të shmangur abuzimin nga nëpunësit, kreu i qeverisë sqaroi se procesi i amnistisë do të jetë tërësisht elektronik, ndërsa kapitalet që do të vetëdeklarohen nuk do të lëvizin për pesë vite jashtë vendit, as duke paguar një përqindje të shumës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *