E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Asambleja shkarkon Viron Bezhanin, në krye të Komitetit Olimpik pritet të jetë Fidel Ylli

Viron Bezhani nuk do të jetë më president i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar. Mesditën e kësaj të diele, anëtarët e federatave u mblodhën në Tiranë dhe zhvilluan asamblenë e jashtëzakonshme.

 

Me 45 vota pro dhe 9 kundër, anetarët vendosën të shkarkonin Bezhanin. i cili ishte në krye të institucionit që në vitin 2013.

 

Reklamë

Shkak për kete vendim u bë përplasja që Bezhani kishte me Sekretarin e  Komitetit, Stavri Bello e që i dërgoi të dyja palët në Prokurori.

 

Ndërkohë, emri më i përfolur për te zëvendësuar Bezhanin, është deputeti socialist Fidel Ylli.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë