E hënë, 5 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Intervistë · Vendi

Artan Hoxha në Real Story: Kaçifa qitës profesionist, kishte armë të fuqishme

Vrasja e një 35-vjeçari nga forcat special RENEA në fshatin Bularat të dielën ka ngjallur debate të shumta në vendin tonë dhe në Greqi.

 

Reklamë

Viktima Kostandinos Kaçifa, i cili sipas policisë së Shtetit ishte një person që sulmoi dhe mos bindja e tij solli dhe kundërreagimin e RENEAS duke shkaktuar dhe vrasjen e tij.

 

Në emisionin Real Story, të gazetarit Sokol Balla, në një panel analistësh mes tyre dhe gazetari investigative Artan Hoxha, i cili ka komentuar detaje nga një video që ka dalë së fundmi ku duket sulmuesi para eleminimit nga ana e policicë.

 

Hoxha në fjalën e tij thekson se përmes videos, duket qartë se si tre flamujt grekë vazhdojnë të jenë të ngritur dhe dinamika eshte se kemi te bejme me nje qites profesionist dhe jo me nje person dosido.

 

“Nga veprimet ne kuptojme se kemi te bejme me nje qites profesionist. Viktima ishte një person që mbante në dorë një armë të veçantë një automatik të kamofluar, i cili është i modifikuar në një mënyrë që të ketë një shenjestër më të mirë në krahasim me një armë normale. Nga pamjet duket dhe mënyra se si ai ecën dhe merr drejtimin në pjesën ku ndodhet një makinë e policisë lokale të cilët në fillim nuk e kanë marrë shumë seriozisht. Personi siç duket dhe nga pamjet e lokalit përballë objektit ku qëndronte viktima ai ka gjuajtur në fillim, dhe për shkak të armës që ai mbante në dorë gjuajtjet nuk kanë qenë të njëpasnjëshme por tek e tek.”

 

Sipas Hoxhës, veprimet e viktimës tregojnë se skuadra e ka pasur të pamundur që të arrijë një kompromis për dorëzimin e tij, pasi ai në asnjë moment nuk u është përgjigjur thirrjeve.

 

Gjithashtu ai thekson se të gjitha këto veprime që ai ka bërë tregojne se është një person që është përgatitur më parë për një ngjarje të tillë, përderisa nga pamjet ne shikojme se dhe flamurët grekë janë të ngritur.

Më shumë intervista

Reklamë