Lufta kunder korrupsionit e krimit te organizuar e kapja e “peshqve te medhenj”, eshte tek kushtet qe Shqiperia duhet te plotesoje para se te nise celjen e kapitujve qe kane te bejne me negociatat.

 

Ne kete kontekst kryeprokurorja Arta Marku ka raportuar para Keshillit te Integrimit se aktualisht organi I akuzes ka nen hetim edhe zyrtare te larte.

 

 Në zbatim të rekomandimit për përparimin e mëtejshëm drejt ndjekjeve dhe dënimeve përfundimtare kundër grupeve të organizuara kriminale, gjatë vitit 2018 në veprimtarinë e prokurorisë evidentohet përparim dhe rritje e numrit të hetimeve proaktive në ndjekjen penale kundër grupeve të strukturuara kriminale, duke përdorur mjetet speciale të hetimit në 64 procedime për veprat penale në fushën e trafiqeve të paligjshme, pastrimit të parave apo krimeve të tjera të rënda.Lidhur me luftën kundër narkotikëve, treguesit statistikorë evidentojnë tendencë në ulje të numrit të procedimeve të regjistruara, rrjedhojë e goditjes dhe parandalimit të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë gjashtë mujorit 2019 në sajë të përdorimit të mjeteve të posaçme të hetimit (përgjimit të komunikimeve), është mundësuar kryerja e arrestimit/ndalimit të 331 personave të dyshuar për vepra penale në fushën e narkotikëve në kuadër të 235 procedimeve për këto vepra.

 

Kryeprokurorja znj. Arta Marku  siguroi  anëtarët e  KKIE se  prokuroria ka marrë rol të rëndësishëm dhe proaktiv, në trajtimin e kërkesave të paraqitura  nga autoritetet gjyqësore të huaja për ekstradimin e shtetasve nga Shqipëria drejt shteteve kërkuese apo për njohjen dhe ekzekutimin në Shqipëri të vendimeve penale të huaja të dhëna ndaj shtetasve shqiptarë.

 

Te premten pritet vendimi final I vendeve anetare te BE per fatin e negociatave me Shqiperine, pro deri me tani ne pikepyetje eshte qendrimi I vendeve skeptike ndaj zgjerimit Frances e Holandes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *