Subscribe

“Arsimi duhet të kthehet në një prioritet kombëtar për 30 vitet e ardhme”, kështu shprehet Isa Halilaj, zëvendës presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit në përfundim të vitit 2022.

 

Sipas tij, 3% e GDP-së në dispozicion, e lë arsimin në vendnumëro.

 

ISA HALILAJ

 

ZV.PRESIDENT I SINDIKATËS SË ARSIMIT

 

Ne vazhdojmë të kemi një buxhet për arsimin shumë të ulët në raport me vendet e bashkimit Europian, ku ne pretendojmë të shkojmë sa më shpejt. Nëse vendet e BE kanë një buxhet mbi 5% të GDP-së, në Shqipëri nuk i kalon 3%. Që këtu ne nuk kemi një vlerësim të arsimit dhe mësuesit. Ka nevojë për një periudhë 30 vjeçare të jetë një ndër 3 prioritetet të qeverisjes.

 

Për Halilajn, mungesa e buxhetit ka bërë që edhe këtë fundvit, për të dhjetin vit radhazi, të mos jepet shpërblim për mësuesit. Ai kërkon rikthimin e pagës së 13-të dhe vlerësim të arsimdhënësve jo vetëm në ditët festive, por përgjatë gjithë vitit.

 

ISA HALILAJ

 

ZV.PRESIDENT I SINDIKATËS SË ARSIMIT

 

Ky buxhet i ulët pasqyrohet pastaj me rroga të ulëta, pa shpërblime, me kushte më të mira pune dhe një arsim jo cilësor. Mungesa e vlerësimit të mësuesve është gjatë 12 muajve, gjatë gjithë vitit. Shpërblimi është më shumë moral. Ndoshta do ishte dinjitoze nëse do jepet shpërblim sepse ky profesion është i vështirë.

 

Hera e fundit që mësuesit u shpërblyen për festat e fundvitit ishte në vitin 2012, me 10 mijë lekë. Ndërkohë rroga e fundit e trembëdhjetë është dhënë 15 vjet më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *