E diel, 11 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet punonjësja e policisë në Rinas, lejoi 7 turq të kalonin kufirin pa u regjistruar

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) arrestoi në flagrancë 1 punonjëse të Policisë Kufitare në Rinas nën dyshimet për shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

 

Reklamë

Dyshimet për implikimin e punonjëses së policisë Brunilda Duda, me detyrë kontrollore në Komisariatin e Policisë Kufitare dhe Emigracionit Rinas, lindën pas kapjes së 7 shtetasve turq, që tentuan të kalojnë kufirin shqiptar drejt Malit të Zi, të cilët deklaruan se kishin hyrë nëpërmjet Rinasit në Shqipëri.

 

Reklamë

Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas janë lejuar të hyjnë në territor në mënyrë anti ligjore, nga punonjësja e policisë Duda, duke mos kryer regjistrimin në sistem.

 

Hetimet po vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë