Arrestohet një person shumë i rrezikshëm në Berat

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë arrestuan një 31 vjeçar, me rrezikshëmri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim.
31 vjeçari I arrestuar është shtetasi K. V., banues në Berat, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ndalimi i 31 vjeçarit u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
31-vjeçari më datë 18.10.2019, në Bulevardin “Republika”, Berat, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. H. dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri.




