Arrestohet drejtori i burgut 313 në Tiranë, Eduart Struga pasi akuzohet për korrupsion .

Sipas informacioneve paraprake ,struktura e posaçme antikorrupsion dhe krimit të organizuar  ( SPAK) e akuzon Strugën për korrupsion të zyrtarëve shtetërorë ku  ka abuzuar me tenderët e ushqimeve  në burge.

Drejtori i burgut  në Tiranë dhe dy persona te tjerë u arrestuan këtë të premte pas hetimeve që nisën në datë 9 mars të këtij viti  bazuar ne  një denoncim.

Eduart Struga u  emërua si drejtor në burgun 313 në Tiranë, në tetor të vitit të kaluar  ndërsa më parë ai ka mbajtur pozicione drejtuese në sektorin e narkotikëve në policinë e shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *