Subscribe

Pas një pune hetimore intensive, prokuroria arriti të zbardhë gjithë skandalin e publikimit të listës së pagave të rreth 650 mijë qytetarëve.  Në pranga përfunduan dy punonjës të IT të drejtorisë së tatimeve, Andi Agaraj dhe ENI QIRIAKO si dhe dy përmbaruesit privat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

 

Nga hetimet rezultoi se Eni Qiriako i kishte dërguar të dhënat e pagave kolegut të saj Andi Agaraj dhe më pas ky i fundit ua kishte shitur në periudha të ndryshme subjekteve private, të cilat i kishin përdorur për interes të tyre.

 

Sipas dosjes hetimore, agaraj kishte përfituar shuma nga 20.000 deri ne 30.000 mijë lek për çdo database të dërguar. Ishte vet, punonjësja e administratës Eni Qirjako, ajo që vendosi në dijeni eprorin e saj sapo u njoh me shpërndarjen e të dhënave.

 

Kjo pasi dokumenti në formatin Exel përkonte me datën dhe orën që ajo e kishte krijuar dhe ia kishte dërguar kolegut të saj, Andi Agaraj. Listë pagesat ishin dërguar me email, ndërsa agaraj pasi i kishte marrë i kishte kopjuar në Cd dhe ua kishte dëgar dorazi dy përmbaruesve.

 

Në një deklaratë për mediat, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës tha se rasti nuk ka të bëjë me ndërhyrje në sistem, por me shpërdorim detyre.

 

Nga ana tjetër Imeraj konfirmoi se po vijojnë hetimet edhe për targat dhe patronazhistët dhe se po hetohen edhe zyrtarë të lartë.

 

Të dhënat e pagave të muajit janar dhe prill 2021 së bashku me targat u shpërndanë në aplilkacionin ëhatsapp.  Rasti u konsiderua si një skandal pasi listat përmbanin të dhëna sensitive.

 

Por nga hetimet e kryera rezulton gjithashtu se specialistja e IT Eni qirjako i ka dërguar kolegut të saj edhe listën e pagave të muajit shtator, tetor e dhjetor të vitit 2020.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *