Kronikë
Arrestimi i Safet Bajrit, reagon Xhafaj: Goditëm një nga grupet kriminale më të rrezikshme

Arrestimi I Safet Bajrit që njihet si një ndër të fortët e Shkodrës është përshëndetur edhe nga Ministri I Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Reklamë
Gjatë një postimi në twitter Xhafaj shkruan:
Reklamë
Operacioni “Forca e Ligjit” goditje ndëshkuese njëkohësisht në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam (Holandë), me disa të arrestuar për një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit.
Safet Bajri dhe tre persona të tjerë u arrestuan rreth orës 22:30 të së premtes pranë zonës së Xhamllikut në Tiranë ndërsa po në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar të tjerë persona në Shkodër dhe Holandë. Safet Bajri kërkohet nga drejtësia belge ndërsa akuzohet për disa vepra penale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë



