E hënë, 12 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestimi i kryebashkiakut Edison Memolla, policia del me njoftimin zyrtar

Policia e Durrësit ka bërë njoftimin zyrtar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla.

Ditën e djeshme Apeli i GJKKO-së la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me 1 vit burg të Memollës.

Reklamë

Mbrëmjen e djeshme, Memolla u dorëzua në Policinë e Kavajës.

Në njoftimin e bërë, policia njofton se është ekzekutuar vendimi i GJKKO-së ndaj Memollës dhe dy personave të tjerë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës ekzekutuan vendimin e datës 09.02.2026, të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka dënuar me nga 1 burgim, shtetasit E. M., 39 vjeç, B. Xh., 48 vjeç dhe N. T., 54 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim’, njofton policia./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë