E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Kronikë

Arratisen nga burgu i sigurisë së lartë në Itali, ja kush janë dy shqiptarët/ Foto

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i sigurisë së Lartë në Carinolas, në Itali.

 

Shqiptarët janë identifikuar si Ervis Markja, 26 vjeç dhe Adriatik Gega, 28 vjeç.

 

Reklamë

Sipas mediave italiane ata janë arratisur rreth orës tre të mengjesit duke sharruar hekurat e burgut.

 

Megjithatë ende nuk dihet dinamika dhe metodat e përdorura nga dy shqiptarët.

 

Forca të shumta policie kanë ushtruar kontrrolle të shumta në zonat hekurudhore dhe në ato të transportit publik.

 

Mediat shkruajnë se Ervis Markja u arrestua në janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë. Ai u arrestua në Carinola për grabitje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

 

Ndërsa Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos. Asokohe ai ishte rreth 20 vjeç dhe akuzohej se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje në shtëpi së bashku me tre të tjerë të ndaluar me të.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë