Nga një drejtor i thjeshtë transporti në qytetin e Sarandës, Klemend Balili u bë një nga emrat më të përfolur brenda dhe jashtë Shqipëris, kur në maj të 2016, autoritetet greke e cilësuan atë si kokën e trafikut të drogës.

 

Dy vite më parë mediat greke shkruan se në vendin fqinj u kap rreth 700 kg kanabis, ngarkesë kjo pas së cilës mendohej se fshihej Klemend Balili.

 

Por të gjitha këto akuza u mohuan publikisht nga vetë Balili, në atë kohë drejtor transporti.Si kundërpërgjigje të tij, ishin deklaratat e ish ambasadorit amerikan Donald Lu, dhe të kryeministrit Edi Rama, të cilët në mënyrë të herëpas hershme kërkuan arrestimin e tij.

 

Në muajin maj të 2016-ës, autoritetet greke sollën në vendin tonë urdhrin për arrestimin e Balilit. Por pavarësisht kontrolleve dhe operacioneve të shumta, ai nuk u gjend.

 

Në nëntor 2016, dosja voluminoze e Balilit iu dorëzua prokurorisë shqiptare, nga autoritet greke. Dhe vetëm një muaj më vonw, Gjykata e Krimeve të Rënda i caktoi atij në mungesë “arrest me burg”. Burime nga prokuroria e krimeve të rënda pohojnë për Vizion Plus se për Balilin kanë të faktuar njërin nga rastet e trafikut te kanabisit nga shqipëria drejt greqisë.

 

Sipas tyre, provat që kanë në dorë janë përgjimet e kryera nga pala greke, ku pretendohet se një nga numrat e telefonit i përket Balilit. Nw përgjime, thuhet se Balili thirret me emrin Keli.

Grupi i tij po hetohet të paktën për 6 raste të trafikut të drogës në sasi të mëdha drejt Europës. Në hetimet për Klemend Balilin u angazhua edhe DEA Amerikane, ku u arrit të vërtetohej se dy vëllezërit Dhimitër dhe Xhevahir Poti ishin koka e trafikut të drogës në Belgjikë. Në depot e firmës së tyre të transportit u gjetën 100 kilogramë hashash. Dyshimet kanë qenë se për trafikun e drogës dy vëllezërit kanë bashkëpunuar me Klemend Balilin, pasi nga përgjimet janë faktuar biseda mes tyre.

 

Ndërkohë, që në muajin nëntor të 2017, me vendim gjykate, policia sekuestroi hotelin luksoz “Santa Quaranta”, i Balilit, për të cilin dyshohej se ishte ndërtuar nga paratë e drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *